Telegrafi

Ulëse e zgjuar e tualetit

Për një banje të freskët dhe pa erë, është punuar ulësja e tualetit që tërheqë erërat e pakëndshme dhe i largon jashtë.

Nën ulëse është vendosur një ventilator që tërheqë erërat dhe i dërgon në gypin që i fryn ato përjashta.

Ky gyp duhet të vendoset larg vendit ku qëndrojnë njerëzit dhe jashtë shtëpisë.

Ulësja ‘Fresh Air Plus’ që është krijuar nga Adam Payz, besohet të jetë një pajisje që do të ndodhet në të ardhmen në të gjitha shtëpitë./Telegrafi/