Kjo fundjavë në Shqipëri pritet të jetë me reshje bore dhe temperaturat do të kenë ulje.
Sipas Meteoalb, ditën e premte do të ketë vranësira të shpeshta që do të shfaqen në gjithë vendin.
“Në mbrëmje vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore”, ka njoftuar Meteoalb
Temperaturat sipas Metoalb, do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës.
Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës. /Telegrafi/