Në Shqipëri temperaturat do të vijojnë të ndikohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të pakta e vranësira në shtim deri në të dendura.
Më pas për pjesën më të madhe të ditës do të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12 m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore -2 deri 12°C, në zonat e ulëta 0 deri 16 gradë Celsius, në zonat bregdetare 4 deri 16 gradë Celsius. /Tch/Telegrafi/