Site icon Telegrafi

Ulen temperaturat në Shqipëri, mot i ftohtë dhe me kthjellime

Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Evropës do të kushtëzojë në Shqipëri alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë Celsius në orët e mëngjesit por edhe mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version