Telegrafi

Ulen temperaturat, fillojnë reshjet e borës në Prishtinë

Reshjet e borës kanë filluar në Prishtinë rreth orës 10:00 të mëngjesit, me një intensitet të lartë dhe po vazhdojnë të bien.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ishte bërë e ditur se sot do të ketë reshje bore në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi.

Temperaturat gjatë ditës së enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë Celsius.

Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodh vetëm ditën e enjte.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s. /Telegrafi/