Telegrafi

Ulen tarifat e telefonisë mobile në Shqipëri

Deri në fund të vitit 2008, kompania e tretë celulare "Eagle Mobile", synon të ketë një numër prej rreth 70 mijë abonentësh.

Madje, kompania turke ka në plan ta rrisë më tej këtë numër, duke përmirësuar çdo ditë e më shumë shërbimin dhe tarifat bisedore.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Ali Taskin, u shpreh se po punohet me intensitet të plotë, në mënyrë që abonentit t‘i ofrohet shërbim i mirë dhe cilësor, përveç tarifave konkurruese.

"Kur dolëm në treg, në muajin mars 2008, kompania hyri në konkurrencë me dy shoqëritë e tjera, duke ulur mesatarisht me 25% tarifat celulare. E njëjta gjë po bëhet aktualisht nëpërmjet paketave ‘Proring’".

Aktualisht, shoqëria mbulon 95% të popullsisë.

Në Shqipëri operojnë tre operatorë të telefonisë mobile: Vodafone,AMC dhe së fundit operatori i tretë Eagle Mobile.

Dhe pse në kushtet e një konkurrence, qytetarët e Shqipërisë paguajnë çmime super të larta për komunikim në telefonin mobile.