Çmimet e derivateve të naftës sërish do të lirohen për 2.5 deri 3 denarë për litër, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Me çmimet e reja Eurosuper BS-95 do të shitet për 58.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 60.5 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli do të kushtojë 55 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas çmimeve të reja vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 43.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i mazutit do të jetë 25.949 denarë për kilogram./Telegrafi/