Site icon Telegrafi

Ulen përsëri çmimet e naftës

SIGNAL HILL, CA - MARCH 5: Pumps draw petroleum from oil wells through the night as the cost of crude oil tops $104 per barrel in its surge to new record high prices March 5, 2008 in Signal Hill, California. The cost of crude has California drivers paying more than ever. Statewide gas prices are now 58 cents a gallon higher than the same time last year. (Photo by David McNew/Getty Images)

Këtë të hënë çmimet e naftës u ulën përsëri, si shkak i rritjes së eksporteve të Iranit, duke goditur kështu përpjekjet e vendeve të tjera prodhuese të naftës për të ulur ofertën globale të arit të zi.

Nafta e papërpunuar u tregtua 56.7 dollarë për fuçi, 40 cent më pak (0.7 pikë për qind) nga çmimi i fundit i tregtimit.

Nafta e papërpunuar amerikane u tregtua me 53.59 dollarë për fuçi, 40 cent më pak, ose 0.74 pikë për qind më pak.

Çmimet e ulëta ishin rezultat i rritjes së eksporteve të Iranit, që erdhën fill pasi anëtarët e tjerë të OPEC-ut ranë dakord për të shkurtuar prodhimin në mënyrë që t’i jepnin fund mbi-ofertës së naftës në treg.

Irani ka shitur më shumë se 13 milionë fuçi me naftë, duke kapitulluar kështu marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit prej së cilës është përjashtuar në mënyrë që të rifitojë pjesë të tregut (që humbi për shkak të sanksioneve) dhe të kapë blerës të rinj, sipas të dhënave nga burimet brenda industrisë, shkurtimi i sasisë së naftës së ruajtur në tankerë do të ishte nga 23.6 milionë fuçi tetorin e shkuar në 16.4 milionë fuçi tani. /Telegrafi/

Exit mobile version