Ulet çmimi me naftës në Shqipëri me 6 lekë dhe ai i benzinës me 5 lekë.
Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i naftës të jetë 226 lekë [1.9 euro] për litër, vetëm një ditë pasi lajmëroi ulje me 8 lekë për naftën dhe 2 lekë për benzinën.
Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë 211 lekë [1.77 euro] për litër.
Çmimi i gazit nuk ndryshon dhe është 81 lekë [0.68 euro] për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot pasdite dhe të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Telegrafi/