Telegrafi

Ulen lehtë çmimet e karburanteve në Shqipëri

Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka pësuar sërish një ulje të lehtë këtë të enjte.

Bordi i Transparencës publikoi sot çmimet e reja për naftën dhe benzinën.

Çmimi i naftës u ul në 232 lekë [1.95 euro] për litër nga 238 lekë [2 euro] për litër që ishte më parë, ndërsa çmimi i benzinës ra në 216 lekë [1.82 euro] për litër nga 218 lekë [1.83 euro] për litër më parë.

Çmimi i gazit u la i pandryshuar në 81 lekë [0.68 euro] për litër.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ të qeversisë. /Telegrafi/