Për herë të parë pas disa vitesh kreditë me probleme në Shqipëri kanë prekur nivelin e 16,5%. Lajmin e dha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
“Norma e kredive me probleme nga 25% ka arritur ne nivelin 16,5%. Kjo është shifra e fundit që ne se kemi publikuar ende”, tha ai.
Në dhjetor të 2016 kreditë me probleme ishin në nivelin 18,3 % të portofolit të gjithë kredisë. Sipas Guvernatorit, rënie ka qenë si rezultat i masave të marra në bashkëpunim me qeverinë për uljen e kredive me probleme.
“Rënia është pasojë e planit të masave të ndërtuar nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria që prek të gjitha asetet dhe adreson të gjitha problematikat në lidhje me kredinë”, tha ai.
Banka e Shqipërisë ka bindjen se do të arrijë objektivin e uljes së këtij treguesi deri në masën 15% në mesin e vitit të ardhshëm.