Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) për muajin qershor, është ulur kreditimi për sektorin korporativ, ndërkaq është rritur kreditimi për banorët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Rezultatet nga anketa e fundit për aktivitetin kreditor për çerekun e dytë të vitit, tregojnë se kushtet për kredi te të dy sektorët e lartëpërmendur janë lehtësuar dhe ka një rënie të lehtë neto të kërkesave për kredi korporative dhe banesore./Telegrafi/