Site icon Telegrafi

Ulen investimet e drejtpërdrejta jashtë vendit

Sipas të dhënave më të reja të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) për vitin 2015, janë ulur investimet e drejtpërdrejta në vendet e jashtme, pra 13.71 milionë euro më pak se viti paraprak, që do të thotë se kompanitë vendase i kanë tërhequr investimet e tyre nga vendet e jashtme, transmeton Telegrafi.

Shuma më e madhe, 20.24 milionë euro, janë tërhequr nga shteti Kurakao, ishull në detin e Karaibeve. Gjithashtu, tërheqje të mjeteve janë bërë edhe nga Kosova, Serbia dhe Franca, ndërkaq më tepër investime ka në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Gjermani dhe Holandë.

Sipas veprimtarisë, përveç aktiviteteve ekonomike të pashpërndara, më tepër janë investuar në sektorin e shërbimeve, pastaj në tregti, prodhimtari dhe aktivitete në lidhje me patundshmëri./Telegrafi/

Exit mobile version