Site icon Telegrafi

Ulen çmimet me pakicë të prodhimeve në Maqedoni

Udhëheqësit e subjekteve afariste në tregtinë me pakicë vlerësojnë se tremujori e tretë i vitit 2016 është më i volitshëm në krahasim me tremujorin e dytë, ndërkaq presin një situatë ende më të volitshme në dy çerekët që vijnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), sasia e depove është ulur fort pak, krahasuar me tremujorin e mëhershëm. Gjendja financiare në tremujorin e tretë është më e volitshme, në krahasim me tremujorin e dytë.

Çmimet shitëse në tremujorin e tretë të këtij viti u ulën, krahasuar me tremujorin e dytë, ndërkaq pritet që çmimet të ulen edhe më tej, në tremujorin e radhës.

Ndikim më të madh në gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në tremujorin e tretë është kërkesa e ulët e blerësve, 22.2%, rritja e konkurencës, 19.9%, si edhe rritja e ofertës së tregut me 18%./Telegrafi/

Exit mobile version