Kanë filluar të zbatohet tarifat e reja që ulin nga 20 deri më 90% pagesat për shërbimet që ofron Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tarifat janë ulur me 90% në përshkrimin e objekteve infrastrukturore, 51% në përshkrimin e patundshmërive në Kadastër, 28% në shfrytëzimin e të dhënave të sistemit informativ gjeodeto-kadastral.
Tarifat e reja naë publikuar në Gazetën Zyrtare Harxhimet janë ulur për 20% edhe në përshkrimin e të drejtës në bazë të mbindërtimit, shtimit dhe legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje./Telegrafi/