Çmimet shitëse të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm në muajin korrik janë ulur për 0.3% në nivel mujor, kurse 7.1% në nivel vjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), krahasuar me muajin qershor të këtij viti, çmimet shitëse janë për 6.8% më të ulëta në xehetari dhe gurthyese, kurse më të larta për 0.4% në industrinë e prodhimeve. Në këto dy sektorë, çmimet janë më të ulëta për 12.4%, respektivisht 6.5%, krahasuar me korrikun e vitit 2015./Telegrafi/