Site icon Telegrafi

Ulen çmimet e perimeve në Maqedoni

Statistikat e fundit tregojnë për ulje të çmimit të spinaqit në Maqedoni për 42%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përgjithsisht, çmimet në tregun e gjelbërt kanë qenë më të ulta në krahasim me vitin e kaluar, ndërkaq është rritur oferta e perimeve në tregun e gjelbërt, në gjysmën e dytë të muajit mars. Çmimi i lakrës pranverore ka qenë për 17% më i ulët, krahasuar me vitin e kaluar.

Pak më shtrenjtë kanë qenë specat, për 0.6%, kurse ulje çmimesh ka patur nga 12 deri 39% edhe te patatet e reja, marulla, karrota, domatet dhe trangujt./Telegrafi/

Exit mobile version