Site icon Telegrafi

Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të ulet me 9 lekë dhe ai i benzinës me 2 lekë.

Kështu një litër naftë do të shitet në treg me 239 lekë [2 euro], ndërsa një litër benzinë do të shitet me treg me 199 lekë [1.68 euro] për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit është ulur me 1 lekë dhe do të shitet në treg 66 lekë [0.56 euro] për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 31 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Telegrafi/

Exit mobile version