Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sjellur vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës. Çmimet e benzinës dhe dizelit nga mesnata e sotme do të ulen nga 3.5 denarë deri 1.5 denarë.
Sipas çmimeve të reja Eurosuper BS-98 do të shitet për 73 denarë për litër, Eurosuper BS-95 do të shitet për 71.50 denarë për litër, ndërsa Eurodiesel do të shitet për 67.50 denarë për litër, njofton Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 56.50 denarë për litër.
Ndërsa çmimi i mazutit do të jetë 37.414 denarë për kilogram.
Ulja e çmimeve të derivateve të naftës bëhet për shkak të uljes së çmimit të naftës në tregun botëror në 14 ditët e kaluara./Telegrafi/