Site icon Telegrafi

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,15% në raport me vendimin e datës 06.03.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 2,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2,00 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 08.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 75,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 72,00 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 71,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 43,501 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Exit mobile version