Telegrafi

Ulen çmimet e biletave të aeroplanit për në Tiranë

Vendim i nënshkuar nga ministri Fatmi Limaj, pritet të hyjë në fuqi nga një janari i këtij viti.

"Në bazë të informacioneve që i kam nga televizioni Alsat, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Fatmir Limaj ka nënshkruar vendimin, i cili heq taksën e udhëtarëve. Ne si ANP do të marrim masa të mëtutjeshme që të ofrojmë benficione të mëtutjshme për kompanitë që operojnë në aeroporte 200 kilometra në largësi për të stimuluar qarkullimin e udhëtarëve”, tha në një konferecë për media drejtori menaxhue i ANP-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, me hapat e ndërrmarra nga Kosova biletat do të ulen deri në 30 euro, ndërsa hapt e tjerë pritet të ndërmerren nga qeveria shqiptare.

Një biletë kthyese për momentin në relacionin Prishtinë-Tiranë-Prishtinë, kushton rreth 110 euro. /Telegrafi/