Site icon Telegrafi

Ulen blerjet e qytetarëve, kriza ka filluar të ndjehet në treg (Video)

Ka rënie të shitjes së mallit dhe për çdo ditë po ndjehet kriza, thonë tregtarët në tregun e Bit Pazarit në Shkup. Sipas tyre, efektet e krizës po vërehen, pasi që po bie numri i blerësve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Blejnë, por jo shumë. Nuk harxhohet malli, domethënë nuk harxhohet në atë mënyrë si është harxhuar më parë. Ja shihni, tregu i plotë, por çdokush e din xhepin e tij.”

“Kriza ndikon shumë, jo pak. Ishalla rregullohet pak, se kështu dobët. Sidomos, ne tregtarët e kuptojmë këtë më shumë”, shprehen të pakënaqur shitësit.

Qytetarët thonë se nuk mund të vërejnë deri tani se kriza po ndikon edhe në fuqinë e tyre blerëse. Por ata janë të ndarë rreth asaj se a kemi rritje të çmimeve.

“Mendoj që këtë vit, çmimet janë të njëjta dhe se nuk ishin më të shtrenjta.”

“Nuk ishin çmimet e njëjta. Ishin të larta, vetëm për Pashkët ishin shumë të larta, ndërsa prej cilëve burime të blesh. Pensione të ulëta dhe me vonesë, jo të rregullta, kurse për çdo festë çmimet rriten”, thonë qytetarët për Tv21.

Tregtarët u shprehën se rritja e kërkesës së blerësve sidomos gjatë festave po dikton edhe rritjen e çmimit të produkteve ushqimore, por ata janë të shqetësuar se gjatë periudhës që vjen do të përkeqësohet kriza ekonomike./Telegrafi/

Exit mobile version