Site icon Telegrafi

Ulë unvestimet e Gjermanisë

Ndërkohë që kostot e ulëta të huamarrjes, shpenzimi i fortë i brendshëm dhe presionet mbi kapacitetin nënkuptojnë se kompanitë gjermane duhet të shpenzojnë, besimi për ta bërë këtë po mungon. Trazirat në tregje, dobësia e kërkesës globale dhe vetë popullsia në plakje e Gjermanisë po japin plot arsye për t’u përmbajtur.

Kjo përbën një çështje për vendin, ku fondi monetar ndërkombëtar thotë se më shumë shpenzime kapitale duhen për të siguruar rritjen në të ardhmen, por gjithashtu edhe për Eurozonën.

Fuqia e ekonomisë më të madhe të rajonit është e rëndësishme për trajtimin e rimëkëmbjes së brishtë të Eurozonës. Sipas ekspertëve, që prej 2013-ës, çdo vit shihej si viti ku investimet do të merrnin vrullin e duhur, por me problemet globale të shfaqura herë pas herë, afati është shtyrë.

Raportet e mëtejshme do të tregojnë më shumë për rolin e investimeve në rritjen e ekonomisë Gjermane për tremujorin e katërt, ndërkohë që të dhënat paraprake treguan se është rritur me 0.3 për qind. Ndërsa shifrat mund të dështojnë të habisin, Italia dhe Franca rezultuan më keq.

Ekonomia e dytë dhe e tretë e Eurozonës humbën vrull, duke ia rritur barrën Gjermanisë si motor i rajonit. Megjithatë, sipas studimeve të Bundesbank, investimet në raport me Produktin e Brendshëm Bruto ranë në rreth 20 për qind për 2015-ën. Eurostat tregoi se Investimet private zbritën në 11.5 për qind për 2015-ën, nga 13.4 për qind të një viti më parë.

Sipas Bundesbank, norma e investimeve në vend qëndron poshtë potencialit. FMN dhe autoritetet gjermane ranë dakord vitin e kaluar se kushtet duhet të përmirësohen për investime më të fuqishme private.

FMN sugjeroi reforma si rritja e pjesëmarrjes së grave në punë me kohë të plotë, rritja e dinamikës në sektorin e shërbimeve dhe rritja e përpjekjeve për tranzicionin e vendit në përdorimin më të madh të energjisë së rinovueshme.

Financimi, nga ana tjetër nuk duhet të jetë problem, pasi kostot e huamarrjes janë në nivele të ulëta historike. Ekspertët thonë se duhet përfituar me normat e ulëta të interesit përpara se mundësia të largohet. /Telegrafi/

Exit mobile version