Telegrafi

Ukrainasja shkoi në Egjipt për t’i kaluar pushimet, mori parashutën që të përjetoj adrenalinën – u përplas me kokë në anijen që lëvizte me shpejtë

Ky është momenti kur një turiste që ishte në parashutë përplas kokën në anijen që lëvizte me shpejtësi të madhe në ujërat e Egjiptit – ku kishte shkuar për të kaluar pushimet verore.

Bëhet fjalë për një turiste ukrainase, identiteti i të cilës nuk është zbuluar, e cila përfundoi në ujë me kokën e mbuluar në gjak, transmeton Telegrafi.

Incidenti është filmuar këtë muaj në brigjet e Egjiptit – përkatësisht në Sharm El Sheik, Detin e Kuq.

Gjithçka filloi kur turistja që po lëvizte me shpejtësi me parashutë që ishte pak metra mbi ujë, në një moment humb kontrollin nga erërat dhe përplaset me kokë në anijen që gjithashtu lëvizte me shpejtësi.

Rezultati i përplasjes, 15 qepje në kokë, lëndim në boshtin kurrizor dhe mavijosje në pjesë tjera të trupit. /Telegrafi/