Një vajzë 12-vjeçe nga Ukraina do të kuptoj në një emision televiziv, nëse babai i fëmijës së saj është njerku apo njëri nga dy vëllezërit, shkruan Daily Mail.
Tanya Luchishin kishte mbetur shtatzënë kur ishte vetëm 11-vjeçe, dhe fillimisht kishte thënë se babai i vajzës së saj Diana, është fqinji Andriy, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, testet a ADN-së kanë konfirmuar se ajo kishte gënjyer, kurse ai tani rrezikohet të dënohet me burg nga 5 deri në 10 vite, për faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Gjatë marrjes në pyetje para audiencës, Tanya ka pranuar se në kohën kur kishte mbetur shtatzënë ishte detyruar me forcë të bëjë seks me një anëtar të familjes.
Testit të ADN-së i janë nënshtruar edhe njerku i saj Ivan Eremin, vëllai Volodya 15-vjeç dhe gjysmë vëllai Viktor 17-vjeç, ku që të gjithë këta kanë mohuar se janë prindër të vogëlushes.
Njerku i saj thotë se nuk i frikësohet burgut pasi që nuk ka bërë asgjë të keqe, dhe se ka marrë pjesë në emision për t’ia dëshmuar opinionit se nuk është babai i foshnjës.
Derisa një pjesë e audiencës e fajësojnë Tanyan, të tjerët mendojnë se ajo është viktimë e përdhunimeve të shumta, ku në një rast pa dyshim se bëhej fjalë për incest.
Psikologët thonë se Tanya është në depresion dhe po frikësohet nga gjithçka. Por, ata gjithashtu kanë njoftuar se vajza e dashuron pa masë bijën e saj, edhe pse po e frikësojnë spekulimet e shumta.
Nënën e Tanya (31) që i ka gjashtë fëmijë, po e akuzojnë që bijën e saj po e akuzon në një emision televiziv, derisa disa dyshojnë se ajo madje merr para për problemet familjare që i zbulon në televizion.
Ajo tani po i ndihmon Tanyas të kujdeset për vajzën e saj që ka lindur më 17 shtator me prerje cezariane, transmeton Telegrafi.
Tanya, gjithashtu ka pranuar se fqinji shpesh e kishte vizituar në shtëpi sa ishte ajo vetëm, dhe se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Ajo këto ditë do të duhej ta kuptonte kush është në të vërtetë babai i fëmijës.
Prezantuesi Andrei Danilevich, ka deklaruar se kjo vajzë është viktimë e papërgjegjësisë dhe manipulimit të të rriturve.
Nëna e Tanyas, Ana, ka pranuar se vajza e saj nuk dëshiron të zbuloj emrin e babait të foshnjës, pasi është e bindur se është ndonjë anëtar i familjes.
Gjithashtu ka thënë se nuk e kishte ditur që vajza e saj është shtatzënë, derisa mjeku i tregoi kur e dërgoi për kontroll. /Telegrafi/