Site icon Telegrafi

Ukrainasit dëshirojnë të ndryshojnë emrin e fshatit në Jackson

Deputeti në parlamentin rajonal Oleg Kislicin u ka deklaruar gazetarëve se i janë drejtuar fshatarët e Oktjebrskojes, nga jugperëndimi i Ukrainës, dhe i kanë rekomanduar që fshati të riemërohet në Jackson.

“Në fshat ka shumë adhurues të Michael Jacksonit dhe dëshirojnë ta bëjnë të pavdekshëm”, ka thënë Kislicin, duke shtuar se nuk ka asgjë kundër një ndryshimi të tillë.

“Dëshirojnë t’i ndërtojnë një shtëpi përkujtimi dhe të mbajnë pllakat e tij në të. Ky është një rajon shumë depresiv, të gjitha fabrikat janë mbyllur. Ata shpresojnë se do të sjellin pak lumturi dhe do të tërheqin turistët”, ka shtuar ai.

Exit mobile version