Site icon Telegrafi

Ukraina ‘rrëzon tetë dronë kamikaze të prodhuar nga Irani’

Forcat ukrainase kanë rrëzuar tetë dronë kamikaze të prodhuar nga Irani, sipas Kyiv Independent, duke cituar shtabin e përgjithshëm.

Gjithashtu u tha se forcat ajrore të Ukrainës kanë kryer katër sulme të cilat goditën me sukses dy rezerva armësh ruse dhe dy sisteme raketore anti-ajrore.

Ukraina ka parë më shumë sulme nga dronët kamikaze të prodhuar nga Irani gjatë javëve të fundit, duke kushtuar jetë dhe duke shkaktuar dëme serioze në infrastrukturë.

Dje, guvernatori rajonal, Vitaliy Kim, tha se ushtria ruse goditi qytetin jugor të Ukrainës Mykolaiv dy herë – një herë me drone dhe herën e dytë me raketa.

Sulmi i parë u krye me dron kamikaze iranian Shahed-136 dhe i dyti me raketa S-300, tha ai në Telegram. /Telegrafi/

Exit mobile version