Telegrafi

Ukraina pranon samitin për krizën e gazit

Presidenti rus, Dmitry Medvedev propozoi mbajtjen e samitit ditën e shtunë dhe ftoi vendet evropiane që furnizohen me gazin rus që të marrin pjesë në të.

"Duhet të diskutojmë çështjen se si ëe shmangim konflikte të tilla në të ardhmen, që të mos bëhemi peng e një situate politike në vende të tjera”, tha presidenti rus.

Një përplasje mes Rusise dhe Ukrainës ka rezultuar në mbylljen e tubacioneve që transportojnë gazin rus për në Evropë, gjë që ka lënë qindra mijëra vete pa ngrohje në mes të dimrit.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i ka këshilluar kompanitë evropiane të Energjisë që të padisin dy vendet për shkelje të kontratës, nëse furnizimet me gaz nuk rifillojnë menjëherë.