Site icon Telegrafi

Ukraina miraton buxhetin 2016

Parlamenti i Ukrainës, në orët e para të ditës së sotme, ka miratuar buxhetin për vitin 2016.

Ka qenë ky një kusht kyç për të siguruar këstin e radhës të ndihmës financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ligjvënësit po ashtu kanë miratuar një sërë reformash tatimore dhe rritje taksash, të cilat kanë qenë të diskutueshme.

Parlamenti ka miratuar buxhetin me një deficit prej 3.7 për qind në prodhimin ekonomik. /Telegrafi/

Exit mobile version