Site icon Telegrafi

Ukraina ka arritur një stabilitet në nivel makro ekonomik

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christin Lagarde, gjatë një vizite në Kiev, të Ukrainës, tha se ky vend ka hyrë në procesin e përmirësimit të shpejtë të ekonomisë.

Lagarde, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryetarin e Shtetit të Ukrainës, Petro Poroşenko tha se Ukraina, në mënyrë befasuese ka arritur një stabilitet në nivel makro ekonomik.

Ajo tha se një përmirësim i shpejtë është vënë re edhe në sistemin bankar duke dhënë sinjalet për përforcimin e shpejtë të ekonomisë së vendit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në muajin mars, kishte bërë një marrëveshje me qeverinë ukrainase prej 17 miliardë e gjysmë dollarësh për të mbështetur programin ekonomik të këtij vendi.

Në këtë kuadër, FMN-ja, muajin e shkuar livroi 1.7 miliard dollarë të kredisë për Ukrainën. /Telegrafi/

Exit mobile version