Këshilli i Sigurimit i Ukrainës i ka ndaluar të hyjë në vendin e tyre këngëtares ruse Julia Samoilovat, e cila do të përfaqësonte vendin e në festivalin evropian të muzikës që do të mbahet në Kiev.
Siç raportojnë mediat ruse, këngëtares i është mohuar hyrja për tre vjet me arsyetimin se ajo morri pjesë në koncertin “Bota e Sportit dhe Mirësisë” të mbajtur para dy vjetëve në Krime.
Çdo shtetas rus që viziton Krimenë me lejen e shtetit të vet dhe pa vendimin e Ukrainës, konsiderohet si shkelje e territorit paleje dhe në kundërshtim me ligjet e vendit, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdo përjashtime mund të ofendojë grupe të caktuara të njerëzve dhe do të konsiderohet diskriminim”, shkruan në njoftimin e Këshillit.
Samoilova, e cila lëviz në saje të karrigeve me rrota, është dashur të përfaqësojë vendin në Eurovision gjatë 9 deri më 13 maj.
Ndryshe, Shqipërinë do të përfaqësojë Linda Halimi me këngë ‘World’ ndërsa mbetet edhe këtë vit pa pjesëmarrës pasi që nuk është pjesë e festivalit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mAQJF2L5NxE