Telegrafi

Ukraina e Rusia kërkojnë vëzhgues të BE për gazin

Ukraina ka kërkuar që vëzhgues të BE-së të inspektojnë gassjellësin që kalon nëpër këtë vend dhe të konfirmojnë pretendimet e tyre se Rusia ka ndalur të gjitha furnizimet para se ato të mbërrijnë në Ukrainë.

Moska thotë se Ukraina po e vjedh gazin që i dedikohet shteteve të tjera evropiane dhe se nuk ia vlen më që Rusia të dërgojë më shumë.

Ajo tha se duhen ftuar vëzhguesë ndërkombëtarë për të qenë dëshmitarë të mbylljes së rubinetave. Shtatë shtete evropiane janë ankuar se nuk po marrin më furnizime të gazit rus.

Presidenca çeke e BE-së thotë se të dyja palët do t’i bahkohen bisedimeve në Pragë të enjten për të diskutuar dërgimin e vëzhguesve.