Telegrafi

Uki Latifi kurrë më pjesë e Kënga Magjike (Video)

Këngëtari Uki Latifi, i njohur edhe me nofkën si Soulkid, nuk ka shumë ditë që solli këngën e plotësuar me klip që mban titullin “Mall”.

Dhe derisa në YouTube kjo këngë po merr mijëra klikime e shumë komente të mira, në Festivalin ‘Kënga Magjike’ ku Uki mori pjesë nuk ndodhi e njëjta.

Për më tepër, këngëtari i cili me entuziazëm të madh u bë pjesë e këtij festivali, për Reload të RTV Dukagjinit ka thënë se është i dëshpëruar nga festivalet, madje ka theksuar se asnjëherë nuk do të marrë pjesë më në këtë festival.

Sipas Ukit asgjë në prapaskenë nuk është ashtu siç e shohim ne. Për më tepër ndiqni intervistën më poshtë.