Site icon Telegrafi

Ukë Rugova nuk do t’i bashkohet LDK-së

Kjo është bërë e ditur në një deklaratën e lëshuar të mërkurën nga familja Rugova, pa njoftimeve të bëra nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, se Ukë Rugova mund t’i bashkohet LDK-së.

Oferta që i është bërë Ukë Rugovës nga Isa Mustafa dhe kryesia e re e LDK-se, që ai të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së si "obligim moral” që kanë ndaj tij, është ofenduese dhe poshtëruese për vet Ukën, familjen e presidentit Rugova si dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe adhuruesit e presidentit historik Ibrahim Rugova.

"Me keqardhje konstatojmë se Kuvendi zgjedhor i LDK-së me përzgjedhjen e udhëheqësisë të saj të ardhme, nuk përkrahet nga familja e presidentit Rugova, ngase në këtë përzgjedhje favorizohen individë, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në rënien e përkrahjes për LDK-në, de-rugovizmin dhe regjionalizimin e kësaj partie, duke lënë jashtë bashkëpunëtorët e vërtetë të presidentit Ibrahim Rugova. Kjo parti sot, thuajse nuk ka asgjë të përbashkët me frymën rugoviane dhe vizionin e presidentit Rugova", thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se përdorimi apo mospërdorimi i figurës së Ibrahim Rugovës nga kjo udheheqesi e LDK-së, le të mbetet çështje e moralit politik të saj.

"Familja e presidentit Rugova distancohet nga çdo veprim i kësaj udhëheqësie të LDK-së deri në reformimin e mirëfilltë të brendshëm të kësaj partie", thuhet në komunikatën e leshura nga zonja Fana, Mendimi, Teuta dhe Ukë Rugova.

Exit mobile version