Site icon Telegrafi

Ukë Rugova dyshohet për pastrime parash (Video)

Insajderi ka siguruar raporte që tregojnë për veprimet e dyshimta të biznesit, ku ishte aksionar ish-deputeti Ukë Rugova.

Biznesi “Cafe Uliksi/Zero 8” kishte shpërfillur Administratën Tatimore, duke mos ia paguar tatimin shtetit.

Por, përveç borxheve ndaj shtetit, raportet konfidenciale të EULEX-it tregojnë se llogaria bankare e biznesit të Ukë Rugovës kishte aktivitet të pazakonshëm. Ukë Rugova dyshohet se përgjatë viteve ka qenë i përfshirë në pastrim parash.

Në llogarinë bankare të këtij biznesi nuk figuronin transaksione që dëshmojnë për pagesa të konsumatorëve, pagesa të shërbimeve apo paga për punëtorët.

Por, kishte shume deponime te parave kesh, prejardhja e te cilave nuk deklarohej nga deponuesit.

Në këtë llogari biznesi kishte deponuar dhjetëra mijëra euro Ukë Rugova dhe ortaku i tij Suel Bajrami. si dhe Izet Beqiri – i kërkuar kohë të gjatë nga Interpoli.

Ukë Rugova ishte pyetur nga hetuesit e EULEX-it për kë to veprime. E kishte bërë përgjegjës ortakun e tij, Suel Bajramin. /Insajderi/

Exit mobile version