Site icon Telegrafi

Ukë Rugova bojkotoi Kuvendin zgjedhor të Velanisë

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, degës së presidentit Rugova, Agim Krasniqi tha se Uka kishte qenë i ftuar të marrë pjesë në këtë Kuvend Zgjedhor.

Ndërkohë, rregullat statutore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, thonë se asnjë delegat nuk mund të shkojë në Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor të partisë nëse nuk ju nënshtrohet procedurave të zgjedhjes në degë dhe nëndegë.

Ukë Rugova, ditë më parë bashkë me Bukoshin, Astrit Haraqinë dhe Dardan Gashin, publikuan listën e tyre alternative brenda LDK-së të cilën e emëruan "LDK-Ibrahim Rugova". Ata deklaruan se këtë iniciativë e kanë marrë duke qenë se janë të pakënaqur me punën e udhëheqjes aktuale të LDK-së, në krye me Fatmir Sejdiun. /rtv21/telegrafi/

Exit mobile version