Telegrafi

Ukë Blakaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Istogut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një takim me aktivistë të këtij subjekti politik në komunën e Istogut.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ukë Blakajt në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë kandidat për kryetar të Istogut.

“Iu bashkova sot në Istog, deputetit Bekë Berisha dhe kryetarit të Aleancës për Gjermani, Ukë Blaka në takim me aktivistë të Aleancës në këtë qytet”.

“Gjithashtu, një rast i mirë të takoj aktivistë të Aleancës nga diaspora të cilët janë me pushime në atdhe”.

“Njerëz me vlera e të zotë, me suksese të dukshme në shumë fusha. Me kënaqësi e urova z. Ukë Blaka për shpalljen e kandidaturës për kryetar të Istogut”, ka shkruar Haradinaj.