Site icon Telegrafi

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Fidan Uka, analist politik, tha se përgjimet ku është implikuar shefja e Grupit Parlamentar e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, që në fakt ka pranuar se në qershorin e vitit 2022, ka komunikuar përmes Sllavko Simiqit, me kriminelin Radoiçiq, kur ky ishte në listën e zezë të SHBA-së, ku ishte në ndjekje nga organet ligjzbatuese të Kosovës, nëse vërtetohet si e saktë, atëherë i bie që është cenuar edhe siguria kombëtare

Uka më tej shtoi se marrja në mbrojtje e kryeministrit Kurti nuk i bën nder së pari atij, pastaj edhe qeverisë. Deklarata se “kjo është një luftë hibride”, sipas Ukajt, është marrje në mbrojtje të deputetes Kusari-Lila, gjë që dëshmon të kundërt e asaj që ka premtuar në fushatë elektorale në luftën kundruall shkelësve të ligjit.

Për kërkesën e opozitës për shkarkimin nga pozita e shefes së GP të LVV-së, si dhe Prokurori i Shteti të nisë hetimet, Uka tha se ndonëse tani është kohë e fushatës zgjedhore, ftesa për hetim nga Prokuroria e Shtetit është më se e drejtë, sepse kjo ngjarje tejkalon fushatën politike zgjedhore.

“Nuk duhet të ketë amnisti për asnjë person, qoftë nëse ka ndonjë përgjegjësi institucionale, apo të ndonjë grupi parlamentar, siç është në këtë rast”, tha Uka në RTK.

Ai tha se edhe politika duhet të ketë moral, të ketë limite të veprimit politik, që të mos ndërhyhet në fusha të tjera të veprimit.

“Në mungesë të fakteve, deklarimi medial për ta etiketuar dikë, është një qasje e gabueshme”, tha Uka.

Ndërsa për funksionimin e Kuvendit, Uka tha se me gjithë shumicën e deputetëve,mbi 51% të deputetëve, shumë vendime të rëndësishme për vendin nuk kanë kaluar, që sipas tij është një papërgjegjësi, sepse paguhen nga taksapaguesit tanë, dhe janë të përzgjedhurit e popullit.

Kurse për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, Uka tha se faktori ndërkombëtar duhet të bëjë një rezyme të veprimit të deritashëm dhe të nis një strategji të re të veprimit në procesin dialogues.

Exit mobile version