Site icon Telegrafi

”Ujqit” e Maqedonisë morën pjesë në manovra ushtarake në Gjermani

Pjesëtarët e Regjimentit të operacioneve speciale pranë ARM-së, nga 15 e deri më 27 mars, morën pjesë në manovrat ndërkombëtare ”Allied Spirit VI”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e mbrojtjes njofton se këto manovra u mbajtën në Hohenfels të Gjermanisë. ”Ujqit” e Maqedonisë ushtruan taktika, teknika dhe procedura të sferës së luftës jokonvencionale.

në manovrat e organizuara nga Armata e SHBA-ve për Evropë, morën pjesë afër 300 ushtarë të SHBA-ve, Maqedonisë, Kanadasë, Çekinës, Hungarisë, Sllovenisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, Estonisë, Letonisë dhe Holandës./Telegrafi/

Exit mobile version