Disa banorë të Nerezit kanë vërejtur një ujk të madh e të zi dhe e kanë paraqitur në polici pasi menjëherë është përhapur panik tek të gjithë banorët e Nerezit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Komuna e Karposhit ka paralajmëruar qytetarët për prezencë të kafshëve, duke e pasur parasysh se vendi është shumë afër malit.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e Nerezit të vizitohen nga ujqërit./Telegrafi/