Në afërsi të fshatit Guri i Zi, janë prerë shumë kope që kanë shkaktuar frikë tek fermerët. Ata thonë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani, për shkak se ujqërit asnjëherë nuk kanë sulmuar kopenë e bagëtive. Për të mbrojtur bagëtinë e tyre, ata bëjnë kujdestari edhe gjatë natës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri tani ujqërit kanë sulmuar 16 lopë qumshtore. Ata janë lopë të cilësisë së mirë, ndërsa tani nuk e di se çfarë do të bëj, nuk kam asnjë vendim”, deklaroi Mire Arsov, fermer në fshatin Guri i Zi.
Fermerët shpresojnë se organet kompetente do t’ua kompensojnë dëmin e shkaktuar. Nga shoqata e gjuetarëve “Guri i bardhë”, shpjegojnë se po përgatitet plan se si do t’u ndihmohet fermerëve./Telegrafi/