Gjithçka që shkëlqen nuk është ari dhe këtë e konfirmon ky Opel Kadett që në një garë në Gjermani la pas një Ferrari 458 Italia dhe Porsche 911 Turbo.
Në fakt, brenda këtij Opeli ka motor 2.0 L me katër cilindra, me turbo në madhësinë e shalqinit, që punon me presion prej 2.45 barë dhe prodhon madje 685 KF.
Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për detajet e sakta të këtij Opeli, thuhet se shpejtësinë nga 100 deri 200 km/h e arrin për 4.57 sekonda. /Telegrafi/