Telegrafi

Ujku ‘masakron delet’ në Gostivar

Sipas SPB Tetovë, ku rasti është paraqitur, pronari i cili më herët i ka lënë, dje ka ardhur për t’i ushqyer delet, por ka parë “masakër të vërtetë”.

Pas paraqitjes së rastit, është inspektuar vendi, ku është thirrur edhe veterinar, i cili e ka konstatuar se bëhet fjalë për sulm të një apo më shumë ujqërve.
Për fat të keq dëmi material që i është shkaktuar blegtorit, llogaritet të jetë diku rreth 90.000 denarë. /Telegrafi/