Telegrafi

Ujkani: Do të vijë koha kur do t’i gëzojmë tifozët dhe popullin

Kapiteni i përfaqësuese së Kosovës, Samir Ujkani, ka kërkuar që tifozët të kenë besim te kjo skuadër, sepse në të ardhmen ekipi do të ketë suksese.

“Ka qenë një ndeshje fantastike dhe ne kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë ai fillimisht pas ndeshjes.

Portieri e ka përmendur ndeshjen ndaj Kroacisë, udhëtimin dhe lodhjen e lojtarëve, gjë që ka ndikuar në performancën e tyre.

Lexo po ashtu Kosova regjistron edhe një humbje (Foto/Video)

“Goli erdhi pas devijimit, pastaj parada ime, gjithçka është pjesë e lojës”, ka rrëfyer ai momentin e golit që e vendosi takimin.

“Ishin dy ndeshje të mira, për fat të keq zero pikë, por ne kemi talentë dhe nuk bën t’i humbin… Duhet të keni besim te këta djem, sepse unë po shoh diçka fantastike”.

“Për fat të keq nuk mundëm t’i gëzojmë tifozët dhe popullit tonë, por besoj se do të vijë koha, prandaj duhet të keni besim te ne”, ka deklaruar Ujkani. /Telegrafi/