Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka folur para ndeshjes me Turqinë.
Numri një i Kosovës ka folur rreth atmosferës në skuadër si dhe përballjen me turqit.
Sipas Ujkanit, Kosova tani i di gabimet ku i ka bërë dhe do të përpiqet t’i mënjanojë ato.
“Atmosfera është e mirë. Jemi një grup i ri interesant dhe kemi shumë talent dhe ngadalë po komponohemi dita ditës. Të jemi real sërish e kemi një ekip të fortë si Turqia, por ne duhet të kemi vetëbesim dhe të bëjmë lojë të mirë”.
“Tash i dimë defektet tona dhe po përpiqemi që t’i mënjanojmë gabimet. Edhe Turqia është në krizë dhe ka ftuar lojtarë që më herët nuk ishin në përbërje. Do të ketë publikun e tij, por edhe ne do të bëjmë një lojë të fortë”, ka thënë ka deklaruar Ujkani. /Telegrafi/