Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës, duke treguar se do të përmirësohen edhe më shumë për ndeshjet e radhës.
“Ka qenë ndeshje fantastike jemi shumë të kënaqur, ishim të pafat. Jemi rrugës së mirë duke treguar se luajmë ndeshje të mira”.
“Mund të përmirësohemi edhe më shumë e dimë ku kemi gabuar do të punojmë që të përmirësohemi edhe më shumë. Kemi qenë fantastik”, u shpreh Ujkani për Supersport Kosova.
Ujkani ka bërë një pritje të jashtëzakonshme në pjesën e parë, duke pritur një gjuajtje të Pukkit.