Ujkani ishte i huazuar te ekipi i Serie B, Novara, që pushton pozitën e dytë në tabelë dhe është kandidate për t’u kualifikuar në Serie A sezonin e ardhshëm.
Por, duke parë paraqitjet e mira, Palermo ka rikthyer portierin e kombëtares shqiptare në radhët e veta.
Portieri kosovar pritet të jetë në portën e kombëtares shqiptare për ndeshjen miqësore që Shqipëria e zhvillon ndaj Sllovenisë më nëntë shkurt./Telegrafi/