Telegrafi

Ujkani po shkëlqen

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka vazhduar me paraqitje të mira tek Pisa.

Pisa ka mposhtur në shtëpi Ascolin me rezultat të ngushtë 2:1, ndërsa Ujkani ka qenë më meritori për këtë fitore.

Portieri vushtrrias ka bërë disa pritje spektakolare dhe për këtë është vlerësuar lartë nga mediat italiane.

Portali i njohur italian, ‘Calcimercato’ e ka notuar me notën 7,5 kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës.

Pas gjashtë javëve në Serie B, Pisa është renditur në pozitën e tretë në tabelë me 11 pikë të tubuara.

Forma e mirë e Ujkanit e gëzon edhe trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaku i cili e ka armën më të fortë kapitenin në përballje me Kroacinë. /Telegrafi/