Site icon Telegrafi

Ujkani nuk e harron të kaluarën e Kosovës (Foto)

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka postuar një foto në rrjetet sociale para ndeshjes Ukrainë – Kosovë.

Numri një i Kosovës ka bashkuar disa foto shumë domethënëse për futbollin e Kosovës.

Ai fillimisht ka bashkuar foton kur futbollistët kosovar janë pastruar pas ndeshjeve në kushte tmerruese, foton kur Kosova ka zhvilluar ndeshjen miqësore me Shqipërinë pas luftës si dhe ekipin e tanishëm.

Nën këto tri foto është logo e tifozëve kosovar ‘Dardanët’, dhe ka shkruar “Unë, biri yt, Kosovë”.

Kosova sonte do të përballet me Ukrainën me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

??❤️ #unëbiriytkosovë

A photo posted by Zio Bubu (@samirujkani) on

Exit mobile version