Telegrafi

Ujkani: Ndeshja ndaj Malit të Zi është si finale për Kosovën

Samir Ujkani (Foto: ffk-kosova.com)

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka folur në konferencën për shtyp, për dy ndeshjet e radhës – atë miqësore ndaj Gjibraltarit dhe takimin kualifikues ndaj Malit të Zi, të cilin e ka quajtur si një finale.

“Besoj që jemi në gjendje të mirë. Jemi grumbulluar dhe po përgatitemi për ndeshjen me Malin e Zi, që është si një finale për ne”.

“Por, fillimisht të enjten e kemi Gjibraltarin, që është një test i mirë para kësaj ndeshjeje të madhe. Jemi optimistë për të vazhduar me ritmin e duhur”, është shprehur portieri.

Lexo po ashtu Kosova zhvillon stërvitjen e dytë: Pushon Muriqi, Rashica stërvitet ndaras

“Ka ardhur koha që të provohen edhe lojtarët që nuk kanë luajtur shumë, pasi kemi mjaftueshëm lojtarë në ekip dhe të gjithë duan të tregojnë se janë të gatshëm”.

“Për ne, çdo ndeshje është si finale dhe nuk duhet të shikojmë shumë tabelën. Duhet të provojmë të fitojmë dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë deri në fund”, ka theksuar Ujkani.